Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës.
Në telegramin e urimit Erdogan shpreh besimin se z. Meta do të vazhdojë përpjekjet e tij për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona.
“Në emrin tim dhe të Popullit tim, ju uroj nga thellësia e zemrës për detyrën e re si President i Republikës së Shqipërisë. Kam besimin e plotë që, ashtu si gjatë detyrës suaj si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, edhe gjatë detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojnë përpjekjet tuaja të vyera për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore, mike dhe në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit turk, Erdogan”.
“Dëshiroj të theksoj kënaqësinë time ndërsa shoh zhvillimet që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt integrimin evropian, si dhe përparimet që ka bërë në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit. Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në këtë rrugë do të vazhdojë”, shkruan Presidenti i Turqisë në mesazhin e tij drejtuar Presidentit Meta.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda