Google ADS

Vjedhin naftë nga makineria e firmës ndërtuese, arrestohen 4 persona

09:40 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Janë arrestuar katër persona në fshatin Kovaqec të Kaçanikut  pasi që të njëjtit janë zënë duke vjedhur naftë nga makineria e firmës ndërtuese të rrugëve.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar gjashtë bidonë me nga 25-30 litra derivate si dhe 8 bidonë të zbraztë po ashtu është konfiskuar edhe një Furgon në të cilin ishin 10 bidonë të zbraztë, shkruan arbresh.info.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit të tjerë lirohen në procedurë të rregullt./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme