Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, ka shprehur optimizëm se Kosova do të arrijë në muajin shtator të bëhet pjesë e Interpolit.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës është interes i shumëfishtë i Interpolit.
Ai ka treguar se Kosova ka nisur një angazhim te shtetet anëtare dhe, sipas tij, pritjet janë reale që Kosova të anëtarësohet në Interpol.
Selimi ka deklaruar se lënia e Kosovës jashtë kësaj organizate do të thotë t’i ndihmosh organizatat e ndryshme kriminale me karakter rajonal.
Në këtë intervistë Selimi ka folur edhe për rreziqet që mund ta cenojnë sigurinë nacionale të Kosovës./arbresh.info/
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...