Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe. Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive. Nga mitologjia greke një psikopomp është një Zot, shpirt apo djall që është përgjegjës për udhëheqjen e shpirtrave të vdekur gjatë rrugës së tyre për në botën e përtejme. Fjala është derivim i fjalës greke “psuchopompos”, që do të thotë “udhëheqje e shpirtrave”. Në pjesën më të madhe të rasteve, ata nuk janë gjykatës të të vdekurve, por kryesisht janë ata që i dërgojnë këta të vdekur që të gjykohen.
Ksolotl
Ksolotl renditet i dhjeti në këtë listë për një arsye kryesore: sepse nuk plotëson kriteret si pjesa tjetër e emrave të përfshirë në këtë listë. Zoti i dritës dhe i vdekjes, zakonisht nuk udhëhiqte të vdekurit në Mictlan, bota e përtejme e Aztekëve, por është njohur për këtë në disa raste. Thuhet se ai u solli zjarrin njerëzve nga bota e përtejme, ashtu si Prometeus në mitologjinë greke. Forma e tij më e zakonshme ishte ajo e një burri me kokën e një qeni, por ai mund të shihet dhe ngjason me një skelet. Transportimi më i rëndësishëm që ai ka bërë ishte Dielli, që thuhej se Zoti e mbronte, kur e çoi atë gjatë natës në botën e përtejme.
Kharon
Kharon ishte transportuesi i të vdekurve, një demon i botës së përtejme (shpirt), në shërbim të mbretit Haides. Ai merrte hijet e të vdekurve nga Hermesi, që i merrte ata nga bota e sipërme dhe i çonte ata në brigjet e liqenit Akherousian. Që aty, Kharon i dërgonte ata në destinacionin final, Hade, tokën e të vdekurve. Ai i transportonte të vdekurit përmes lumenjve Styx (Urrejtja) dhe Acheron (Dhimbja). Pagesa për shërbimin e tij ishte një monedhë obolos që vendosej në gojën e tyre. Nëse pagesa nuk bëhej, shpirti në fjalë thuhet se endej në hapësirë për qindra vjet në formën e fantazmës. Kharon portretizohej si një njeri i shëmtuar, me mjekër dhe hundë të shtrembër, dhe që mbante një kapele në formë koni.
Valkiri
Në numrin tetë të kësaj liste renditen figurat fluturuese femërore, të njohura në mitologjinë skandinave si Valkiri (përzgjedhësit e të rënëve). Ata mund të shiheshin duke fluturuar mbi fushat e betejave, duke zgjedhur dhe vendosur se kush nga ushtarët do të jetonte dhe kush do të vdiste. Njerëzit që përzgjidheshin nga Valkrit çoheshin në Valhalla, ku ata bëheshin Ajnherjar (termi që përdorej për fjalën “luftëtarë të vetëm”), dhe prisnin për Ragnarokun (Gjykimi i Zotit). Kur në Midgard (mbretëria e civilizimit njerëzor) nuk zhvilloheshin beteja, Valkirit i shërbenin Ajnherjarëve.
Azrael
Azraeli është një nga krijesat e para të Zotit Grigori. Ndërkohë që Azrael, Engjëlli i Vdekjes, shfaqet në mitologjinë hebreje dhe kristiane, ai ka rolin e një psikopompi vetëm në mitologjinë islamike. Ai kishte një mision specifik: të studionte fenomenin e ndarjes së trupit nga shpirti. Thuhet se ai çonte çdo shpirt, direkt dhe menjëherë tek Allahu, menjëherë pas vdekjes së tyre. Duke qenë se Allahu ishte i vetmi që dinte momentin ekzakt kur dikush do të vdiste, Azraeli nuk kishte pushtet të vërtetë – ai bënte vetëm atë që i thuhej, të ndante shpirtin nga trupi në momentin që i thuhej.
Merkuri
Merkuri, Zoti i tregtisë, dinakërisë dhe komunikimit, ishte një nga psikopompët roman. Pjesa më e madhe e mitologjisë së tij bazohej në imazhin e Hermesit, Zot i Greqisë, dhe atë të Turmsit, Zot i Etruskanit. Detyra e Merkurit ishte të transportonte shpirtrat në Avernus, një krater në Itali që besohet të jetë hyrja për në botën e përtejme romane. Një nga transportimet më të famshme të Merkurit, e shprehur fillimisht në mitologjinë romane, ishte nimfa e bukur Larunda, me të cilën Merkuri ra në dashuri. Në fakt ai kreu marrëdhënie me të gjatë rrugës për në botën e përtejme dhe ngjizën dy fëmijë.
Kharun
Në mitologjinë etruskane, Kharuni nuk duhet të ngatërrohet me Kharonin njihej si “Demoni i Vdekjes”. Ai shpesh përshkruhej dhe krahasohej me Vanthin, një perëndeshë e botës së përtejme. Roli i tij në vdekjen dhe ripërtëritjen e shpirtit, ishte i ndryshëm nga ai që kanë patur personazhet e tjera të kësaj liste. Kur dikush ishte pranë vdekjes, Kharuni shkonte tek ta dhe i godiste me çekiç deri sa të vdisnin. Më pas ai dhe Vanth çonin shpirtrat e tyre në botën e përtejme. Kharun gjithashtu merrej dhe administronte ndëshkimin e personave që dikur kishin qenë të ligj, duke goditur dhe sulmuar shpirtrat e tyre vazhdimisht, në përjetësi.
Hermes
Hermesi ishte Zoti grek i tregtisë, vjedhjes dhe atletikës. Megjithatë ai ishte më i njohur si lajmëtari i zotave, gjë e cila kërkonte që Hermesi të ishte i aftë të kalonte përmes botëve me lehtësi dhe shkathtësi, që me shumë mundësi shpjegon faktin pse ai është Zot i kalimit të kufijve. Gjithashtu ishte detyrë e tij që të çonte shpirtrat e të vdekurve në hyrje të Hades–it, ku ata prisnin që të merreshin nga Kharoni. Hermesi ishte Zoti i vetëm i Olimpias që mundi të vizitonte Parajsën, Tokën dhe Ferrin, një fakt dhe situatë me të cilën ai pëlqente të lavdërohej para zotave të tjerë. Transporti i tij më i rëndësishëm ishte ai i shoqëruesve të Penelopës, gruas së Odiseut, të cilët u vranë kur heroi u kthye nga Troja.
Anubis
Anubis (që më vonë u zëvendësua nga Osiris si psikopomp egjiptian), zoti me kokë çakalli, kishte detyrën e transportimit të shpirtrave në Duat, bota e përtejme egjiptiane, ku ata do të gjykoheshin dhe të jepnin llogari mbi jetën e tyre në Tokë. Nën mbikëqyrjen e Anibisit, zemrat e tyre (që besohej nga egjiptianët se mbanin shpirtrat e tyre) peshoheshin kundrejt një pende që përfaqësonte të vërtetën. Nëse zemra e tyre ishte më e lehtë se penda, ata lejoheshin që të vazhdonin. Nëse zemra e tyre ishte e rënduar prej mëkateve, Anubisi ja jepte atë Ammitit, një demon i njohur si “Gllabërues i Vdekjes”, që i konsumonte ata.
Thanatos
Thanatos mund të mos shfaqet në një rol të dukshëm si Kharon apo Hermes, por megjithatë ai është personifikim i vdekjes. Ai urrehej nga të vdekurit dhe të gjallët, pasi ishte i pamëshirshëm dhe që nuk bënte dallime gjatë gjykimit të tij. Për të gjithë mizorinë që ai përfaqësonte, ai është bërë i njohur për një mashtrim që i është bërë nga Sisufus, dhe është rrahur fizikisht nga Herakliu. Thanatos përshkruhet zakonisht si një i ri, që mban një shpatë dhe pothuajse gjithmonë është shfaqur i shoqëruar nga vëllai i tij, Hipnos, Zot i gjumit.
Korrësi
I shfaqur si skelet i gjatë dhe i zbehtë, që mbulohet nga një mantel i gjatë dhe i zi, dhe që ka në zotërim një kosë me të cilën thuhej se korrte shpirtrat, që në shek XV, ai është bërë psikopompi më i njohur dhe më i frikshmi. Gjithmonë ka patur argumente dhe debat për mënyrën se si ai vriste viktimat e tij: nëse ata vriteshin thjesht nga një prekje e tij, apo ai thjesht mblidhte shpirtrat pasi trupat e tyre vdisnin nga shkaqe të ndryshme, që nuk lidheshin me të. Thuhej se ai nuk ecte, por rrëshqiste. Ai lëviz me një karrocë që tërhiqet nga disa kuaj të bardhë, dhe brenda saj ka gurë. Sa herë që ai transporton një shpirt, hedh një gur jashtë karrocës.
/Arbresh.info/
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për veprat ‘...
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...