Google ADS

Telat e rrymës rrezikojnë banorët në Prishtinë (Video)

22:23 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Të rrezikuar sot ishin banorët e një lagjeje në Arbëri në kryeqytet.
Në rrugën “Fatos Krasniqi” u këputën telat e rrymës derisa banorët po thonë se Policia e zjarrfikësit bashkë me punëtorët e KEDS’it iu erdhën me shumë vonesë.

Banorët e lagjes ankohen se kanë deponuar rreth 20 ankesa në KEDS për të ndërruar disa shtylla të cilat aktualisht janë gati duke u rrëzuar nga ngarkesa e madhe e kabllove, njofton Klan Kosova.

KEDS’i nuk ktheu përgjigje as për televizionin gjatë të martës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme