Sipas një studimi të ri, aborigjenët australianë janë civilizimi më i vjetër i vazhdueshëm në fytyrë të dheut. Trashëgimia e tyre është e vjetër rreth 50,000 vjet, gjë që paraqet vetëm edhe një arsye tjetër, pse duhet t’i rishkruajmë tekstet e historisë.
Kërkuesit shkencorë arritën deri te ky konkludim pas një analize të gjerë të ADN-së. Studimi shkencor, i cili u botua në revistën “Nature” dhe u udhëhoq nga profesori Eske Willerslev nga Universiteti i Kembrixhit, mohon se egjiptianët, sumerët, apo të tjerët të jenë civilizimi më i vjetër i njohur, duke thënë se ky titull u takon aborigjenëve australianë.
Shkencëtarët thonë se paraardhësit e aborigjenëve ishin njerëzit e parë që kaluan oqeanin./Arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...