Lideri i sektit mormon që ka 25 gra dhe 146 fëmijë dënohet për poligami

20:17 | 25 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Dy ish udhëheqës të sektit fetar janë shpallur fajtorë për poligaminë pasi u martuan me më shumë se dy gra gjatë një periudhe prej 25 vjetësh në Kanada.

Winston Blackmore, 60 vjeç dhe James Oler, 53 vjeç, u dënuan për poligamin nga Gjykatëa Supreme e British Columbia, pas një beteje ligjore të gjatë dhjetëvjeçare, raportoi CBC News, transmeton portali arbresh.info

Blakmore u shpall fajtor që u martua me 25 gra, ndërsa Oler u dënua që u martua me pesë gra në të njejtën kohë.

Policia nisi një hetim për akuzat për poligaminë në një bashkësi fetare të izoluar në Bountiful, British Columbia në fillim të viteve 1990, por përpjekjet për ndjekje penale u penguan nga mungesa e qartësisë rreth ligjeve të poligamisë të Kanadasë.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk i ka mohuar akuzat. Blackmoore i cili ka 146 fëmijë nga martesat e tij, para gazetarëve ka thënë: “Jam fajtor sepse jetoj sipas fesë sime dhe kjo është e gjitha që do e them sot’.

Blackmore dhe Oler ishin udhëheqës të një sekti mormon të shkëputur të quajtur Kisha Fundamentaliste e Jezu Krishtit.

Gjatë gjykimit 12 ditor janë dëgjuar edhe deklaratat e ish grave të Blackmoore, të cilat githashtu i përkasin sektit mormon.

Të dy burrat kanadezë janë pjesë e të njejtit sekt të udhëhequr nga poligamisti amerikan, Warren Jeffs, i cili në vitin 2011 u dënua me burg të përjetshëm për shkak të ngacmimit seksual te vajzat e mitura./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme