Kryeministrja pro Brexit zgjedh një vend europian për të kaluar pushimet

20:01 | 25 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka publikuar fotot zyrate të pushimeve tri javore dhe mediat britanike i cilësojnë ato si fotografi shumë ‘të mërzitshme’.

Theresa May, së bashku me burrin e saj Philip, janë fotografuar duke shëtitur nëpër një shesh pranë liqenit Garda në Itali, transmeton portali arbresh.info

Në atmosterë të mërzitshme duken edhe anëtarët e saj të sigurisë.

Pas shijimit të pamjeve të Italisë Veriore, Theresa May dhe burri i saj do të shijonë alpet zvicerane, që konsiderohet edhe vendi i preferuar i tyre.

Britania e Madhe ka filluar negociatat me Bashkimin Europian për divorc, ndërsa popullariteti i Theresa May ka rënë dukshëm pas zgjedhjeve të 8 qershorit. /Arbresh.info

the the1 the2 the3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme