Vetëm për një natë, Airbnb ju ofron pushuesve të guximshëm dhe shoqëruesve të tyre, mundësinë për të fjetur në shtëpinë e Drakulës së Bram Stoker.
Kështjella Bran ka përfshirë fortesën dhe kullën e saj- është e vendosur mbi një humnerë, rrethuar nga malet madhështor në Transilvani, Rumani, njësoj si kështjella e vampirëve e përshkruar në romanin e Bram Stoker. Megjithatë lidhja ndërmjet Drakulës imagjinar dhe kështjellës nuk janë dhe aq të forta, duke qenë se thuhet se autori i romanit nuk e ka vizituar asnjëherë Rumaninë.
Ka qenë ose jo dikur shtëpia e vampirëve, një natë në kështjellën Bran nuk mund të mos jetë tunduese. Pjesa e brendshme është e gjitha e ndërtuar prej druri, dyshemeja kërcet ndërkohë që ecni, 4 shtretërit janë të gdhendur në detaje dhe ujqërit enden nëpër male.
Nëse jeni mjaftueshëm të guximshëm për të provuar këtë eksperiencë, duhet të merrni parasysh këto rregulla: nuk lejohen hudhrat, nuk lejohen stolitë prej argjendi dhe mos harroni se “Konti nuk është fans i slefie-ve përpara pasqyrës”./Arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra