Mësoni se sa gjatë presin çiftet para se të martohen

17:26 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Institucioni i martesës ka kaluar përmes shumë ndryshimeve përgjatë viteve, por tani duket se njerëzit janë duke menduar mirë para se të bashkohen përjetë me dikë.

Një studim i fundit i kryer nga ‘Bridebook’ ka zbuluar se jo vetëm që njerëzit po martohen sa më vonë që po munden, por gjithashtu çiftet po presin një kohë shumë të gjatë para se të martohen.

Anketimi, i cili ka përfshirë 4000 çifte të sapomartuara, ka zbuluar se çiftet mesatarisht qëndrojnë së bashku për 4.9 vite para se të kurorëzohen, transmeton telegrafi. Mesatarisht presin 1.4 vite (17 muaj) para se të bashkëjetojnë, dhe pastaj jetojnë 1.83 vite (22 muaj) para se të fejohen, dhe qëndrojnë të fejuar 1.67 vite (20 muaj) para se të martohen.

Studimi gjithashtu ka cekur edhe diçka interesante rreth lidhjeve moderne: studimi ka treguar se përqindja e divorcit është më e ulëta qysh nga viti 1971, ndërsa 83 për qind e çifteve thonë se nuk ndjejnë presion për tu martuar dhe martohen vetëm se duan vetë, e jo nga imponimi.

Themeluesja e ‘Bridebook’, Hamish Shephard, thotë se ky lloj anketimi tregon se lidhjet moderne çdo ditë po fuqizohen dhe kjo padyshim se është shenjë e mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme