Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës, sot në Mitrovicë ka mbajtur dëgjimin publik për Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, ku kanë marrë pjesë drejtorët komunal të arsimit, përfaqësuesit e Kuvendeve komunale, përfaqësuesit e prindërve, drejtorë të shkollave dhe njohës të fushës së arsimit.
Panelistët diskutuan projektligjin për maturën, ku u dhanë edhe propozime konkrete për disa ndryshime që mund të bëhen para miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës, raporton Veriu.info.
“Qëllimi i këtij dëgjimi është që nga faktorët relevant, që në këtë rast je ju, të nxjerrën modalitetet më të mira. Pra, me drejtorët komunal, përfaqësuesit e prindërve dhe anëtarët e kuvendeve komunale, të bashkëbisedojmë dhe të jepen propozimeve konkrete për plotësimin apo edhe ndryshime të ndonjë neni apo paragrafi të këtij projektligji. Unë mendoj se është shumë për një 18 vjeçar që brenda një periudhe të shkurt kohore t’i nënshtrohet provimit të fundit të shkollës së mesme, testit të maturës dhe testit pranues në fakultet”, tha deputeti Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni të Kuvendit të Kosovës.
Bajram Beqiri, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, kërkoj që pragu i arritshmërisë të ulet, e jo të hiqet plotësisht, siç edhe është paraparë në projektligj.
Në këtë dëgjim u tha se eksperimentet që janë bërë deri më tash në arsim, kanë lënë shumë pasoja.
Jo fortë i kënaqur më këtë dëgjim është ndarë deputeti Nait Hasani, i cilin tha se prej këtij takimi të ketë pritur më shumë diskutime, sidomos për shkollat profesionale.
Përfaqësuesit e Mitrovicës në këtë takim u ankuan se materiali nuk u ka arritur me kohë, ndërsa kryetari i këtij komisioni Nait Hasani sqaroj se materialin me kohë u është dërguar Drejtorëve Komunal të Arsimit dhe Kryesuesve të Kuvendeve Komunale, pra të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.
Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës që organizuan këtë dëgjim për projektligjin e maturës, i thanë portalit Veriu.info se janë të zhgënjyer me mospjesëmarrjen e drejtoreshës së Drejtorisë për Arsim të Komunës së Mitrovicës dhe Drejtorit të Drejtorisë për Arsim të Komunës së Skenderajt. Ndërsa, Drejtori për Arsim i Vushtrrisë ishte pjesëmarrës në këtë dëgjim.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...