Analisti politik, Haki Abazi ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është njeriu që ka bërë më së shumti dhunë në këtë vend.
Abazi i është përgjigjur deklaratave të fundit të Thaçit, i cili deklaroi se ‘përdoruesit e dhunës nuk do të mund të vijnë në pushtet’. Këto deklarata nga ana e Thaçit edhën pas përpjekjeve të Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë e Kosovës.
Në një intervistë për Periskopin, Abazi ka thënë se vet Thaçi e PDK-ja, partia që ai e drejtoi për dhjetëra vite, janë projektues të dhunës më të madhe.
“Është fatkeqësi, se në fakt, nëse dikush ka bo dhunë në këtë vend, ka qenë vet zoti Thaçi dhe PDK-ja në formën se si i kanë ndjek politikat e përjashtimit, jo vetëm të partive tjera, por edhe të anëtarëve përbrenda. Kemi një numër të madh të ish-kryetarëve të degëve të PDK-së…. zotin Limaj, zotin Krasniqi që janë përjashtu, gati me dhunë e në forma jotransparente të partisë. Përdorimi i dhunës, policisë ndaj demonstruesve dhe protestuesve, sidomos edhe të atyre punëtorëve që kanë kërkuar të drejtat e veta, por edhe të demonstruesve të tjerë politikë. Është përdorim i aparatit të dhunës kundër popullit të vet”, ka theksuar ai.
Abazi ka përmendur edhe vrasjet e pasluftës, të cilat ai i lidhë me Presidentin Thaçi.
“Do të thotë, projeksioni i dhunës është projeksion i vet zotit Thaçi gjatë gjithë kohës, e mos të flasim për kohën e errët që nuk zbardhen…. pas luftës një numër i madh i njerëzve janë eliminuar edhe fizikisht prej skenës politike kosovare”, ka theksuar ai.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra