Dhe, pse askush nuk flet në lidhje me këtë…!
Nëna ime ishte para pensionit dhe pasi u kthyen prindërit nga pushimi, ajo më konfirmoi se kishte pasur gjakderdhje të lehtë nga gjiri. Mënjëherë shkoi për në spital ku edhe kërkuan t’i bënin biopsi në zonën e gjirit. Arsyeja pse? Ajo kishte kancer.
E ballafaquar me fjalën e tmerrshme kancer, unë mënjëherë hyra në panikë duke imagjinuar gjendjen e nënës duke kaluar muaj me radhë nëpër rrezatime apo kimioterapi, mastektomi të dyfishtë, madje as që kam dashur të imagjinoj se çfarë mund të ndodhë më pas. Nga ana tjetër, edhe ajo ndjenjte një frikë shqetësuese.
Mjekët u kthyen me një diagnozë të plotë: karcinom duktal ose fazë zero – një formë kanceri në të cilën qelizat kanceroze janë të përmbajtura në kanalet e gjirit por jo të përhapura në indet përreth.
Natyrisht nëna ime u bombardua me pyetje, edhe atë kryesisht prej meje. Çfarë saktësisht është kanceri në fazën zero? Pse nuk kishim dëgjuar më herët për këtë? Cila ishte prognoza e saj? Si trajtohet dhe cili është shansi i mbijetesës?
Susan Broën, drejtoreshë e edukimit shëndetësor më ndihmuan duke ma qartësuar se kanceri ishte i barabartë me çdo qelizë që po rritet pa kontroll. Në rastin e fazës zero, kanali i gjirit përmbante qelizat anormale. Sa po kanceri të përhapet në zona tjera, kjo përcaktohet si faza 1 deri 4. Vetëm 40 deri 50% e rasteve të fazës zero kalojnë në faza më të avancuara, pasi të jenë zbuluar. Dhe sipas Broën, studiuesit po zhvillojnë mënyra të reja për të zbuluar se cilat raste kanë më shumë gjasa të përparojnë në forma agresive të kancerit dhe cilat forma mund të trajtohen me trajtime më pak agresive.
Nëse kapet kanceri në fazën zero, prognoza është e shkëlqyer: rreth 95% e pacientëve ende jetojnë 10 vite pas diagnozës së tyre fillestare. Pastaj, kjo formë e kancerit është zakonisht shumë e lokalizuar për të gjeneruar ndondjë simptomë. Por, zakonisht niveli zero duhet të zbulohet përmes një mamografie rutinore.
Nëna ime ishte alarmuar për shkak të rrjedhjes së saj si simptom i gjirit dhe ishte vështirë për t’u injoruar. Si rezultat i kësaj, shpesh herë faza zero avancon pa u vënë re deri sa të kalojë në avancim më të madh, veçanërisht te femrat më të reja tek të cilat nuk rekomandohet mamografia. Por edhe tek gratë më të moshuara shpesh herë ka një shkallë false pozitive për 16%, andaj edhe kjo mund të shpie në një pozicion të rremë që mund të çojë në ankth të panevojshëm apo procedura të testimit invaziv – por femrat e reja natyrisht, diagnostikohen çdo ditë me kancerine gjirit.
Nëse nuk bëhej fjalë për nënën time, unë kurrë nuk do të kisha menduar për kancerin në përgjithësi, dhe kjoë shtë një gjë shumë e mirë sepse kështu njerëzit vetëdijësohen dhe kujdesen për veten. Edhepse kanceri i saj u kap në fazën zero, testet treguan se ishte lloj agresiv sipas natyrës. Për shkak të historisë familjare të saj, mjekët rekomanduan një mastektomi të dyfishtë, dhe tani ajo nuk ka më kancer qysh para tetë viteve të diagnostikimit të saj.
Mjekët po përmirësohen jo vetëm në zbulimin e fazës së kancerit, por në llojin i cili krijon rezultate më të mira për pacientët. Sa i përket nënës sime, ajo zgjodhi një lumpektomi pasi tendosja e saj e akncerit nuk është edhe aq agresive. Ajo aktualisht po shërohet nga operacioni dhe pritet të vazhdojë udhëtimet e saj në mbarë botën si një pensioniste – ajo tashmë ka një pushim në Gjermani që e ka planifikuar përpara se ajo të fillojë trajtimin e saj të rrezatimit.
Për femrat nën moshën 40 vjeçare, si unë, çelësi i gjithë kësaj është të mos shqetësoheni, por të jeni vigjilent nëse vëreni diçka të gabuar. Nëse ndjeni ndonjë gungë, apo ndryshim të pazakontë në gjoksin tuaj, është mirë gjithnjë të bëni kontrollat, në mënyrë që të jeni në dijeni për gjithçka që ndodh brenda trupit tuaj.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...