Google ADS

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

14:42 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën me ndihmën e çelësit që e ka gjetur nën qilim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB kumtoi se është ngritur padi penale kundër D.M. (31) nga Struga për shkak të dyshimit për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’.

Ai në periudhën prej 8 deri 14 korrik në shtëpinë e rrugës Kuzman Josifoski-Pitu në Strugë, pronë e S.L (59), me çelës origjinal, të gjetur nën qilim para derës hyrëse, ka hyrë brenda dhe ka vjedhur 700 euro, 5.500 denarë dhe 22 dollarë amerikane.

Policia është duke punuar rreth rastit dhe detajet do të jepen në ditët në vijim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme