Visar Arifaj ka një kritikë për ndërtimin e xhamisë qendrore (VIDEO)

14:03 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj ka thënë se mbështet ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë mirëpo ka kritikuar aspektin arkitektonik të saj.

Arifaj, tha gjatë mbledhjes se Kuvendit Komunal të Prishtinës ku u diskutua në lidhje me këtë xhami se ajo është një kopje e xhamisë së Mimar Sinanit, shkruan arbresh.info.

“Xhamia është kopje e xhamisë së Mimar Sinanit, është një kopje e një arkitekture të para 500 vjetëve. Trashëgimia kulturore nuk mund të niset prej zeros por vetëm mund të vazhdohet”, ka thënë Arifaj.

Ai ka shtuar se edhe Katedralja në Prishtinë është ndërtuar pas diskutime publike por tani siç ka thënë është shndërruar në një shëmti./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1492205390844548/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme