Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar 6 vjetorin e vrasjes së policit të Njesisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi.
Sipas Kurtit, pjestari i forcave speciale, Enver Zymberi u vra në aksionin që synonte vendosjen e ligjit n veri, raporton “Arbresh.info”.
“Gjashtë vite më parë, në 25 korrik 2011, u vra në krye të detyrës polici i Kosovës, Enver Zymberi. ishte pjesëtar i forcave speciale. Ai u vra në një aksion që synonte vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit tonë”, është shprehur Kurti.
Sipas tij, rrethanat e vrasjes së Enver Zymberit, si dhe autori apo autorët e vrasjes së tij, edhe sot ende nuk dihen.
Kurti, kritikon kryeministrin e atëhershëm, Hasim Thaçi, i cili e ndërpreu aksionin për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit edhe pse sipas tij pati thënë fjalë të mëdha.
Po ashtu, sipas Kurtit, ai e braktisi dhe çështjen Zymberi, duke u dorëzuar përballë kriminelëve e duke mos i gjetur fajtorët.
Ai e vlerëson Zymberin si një dëshmor të vendit dhe jo viktimë.
“Enver Zymberi nuk është viktimë. Ai është dëshmor i Republikës sonë. Organizata kriminale që e vrau atë është përgjegjëse për pengmarrjen e veriut të vendit. Ne sot e përkujtojmë me respekt Enver Zymberin, të vendosur që ta çojmë përpara gjyqit vrasësin e tij, të vendosur që të mos lejojmë një qeverisje të Kosovës që bën aleancë me strukturat politike përgjegjëse për atë vrasje”,përfundon Kurti./Arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...