BIK: Prishtina, e vetme në Ballkan pa xhami qendrore (LIVE)

13:08 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi ka thënë se kryeqytetit të Kosovës i mungon një xhami qendrore për dallim nga kryeqytetet e tjera të Ballkanit.

Rexhepi tha gjatë mbledhjes së Kuvendit komunal të Prishtinës ku po diskutohet në lidhje me xhaminë e madhe se kjo xhami nuk ka të bëjë me asnjë parti politike, shkruan arbresh.info.

“Xhamia qendrore nuk ka të bëjë me asnjë parti politike, është jashtë pretendimeve partiake, është e qytetarëve e atyre që kanë vendosur t’i përkulen të madhit zot. Prishtinës i duhet një xhami e madhe që do të ngërthente traditën dhe atë që është pjesë e trashëgimisë tonë”, është shprehur, Rexhepi./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1492205390844548/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme