West Ham befason me blerjet

11:47 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Deri më tani West Hami ka befasuar të gjithë me blerjet.

‘Hmmers’ kanë treguar se dëshirojnë të jenë protagonistë në sezonin e ri në Ligën Premier.

Së pari transferuan për Pablo Zabaletan si transferim i lirë nga Manchester City, ndërsa argjentinasi nënshkroi kontratë dy vjeçare.

Pastaj erdhi dhe Marko Arnautovic nga Stoke City për 24 milionë funte (26.7 milionë euro), duke thyer edhe rekordin e klubit.

Ndër afrimet më befasuese ishte huazimi i Joe Hart nga Manchester City, por qershia mbi tortë ishte Javier Hernandez.

Chicharito u transferua nga Bayer Leverkusen për 20 milionë funte (22.3 milionë euro).

Slaven Bilic deri më tani ka bërë një treg të transferimeve shumë të mirë dhe një vend në Ligën e Evropës do ishte shumë i mundur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme