Ymeri: PDK-ja në panik, po i rrezikohen pushteti dhe përfitimet financiare (VIDEO)

11:34 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë sot se PDK-ja është në panik pasi është subjekti që ka pësuar më së shumti në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ymeri gjatë një konference për media tha se këtë subjekt politik e ka kapur panika pasi siç tha, mund të bie nga pushteti dhe të mos ketë më mundësi të përfitimeve financiare, shkruan arbresh.info.

“Partia Demokratike e Kosovës është në panik, është subjekti që më së shumti ka pësuar humbje nga zgjedhjet e 11 qershorit dhe si e tillë asaj i rrezikohet pushteti i deritanishëm dhe natyrisht se pushteti që kanë pasur dmth që i rrezikohet edhe mundësia e përfitimet financiare, keqpërdorim të parasë publike, uzurpim të pronës publike”, tha Ymeri./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1492146760850411/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme