Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi kanë kërkuar sot nga diaspora që të marrin masivisht pjesë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Ymeri tha në një konferencë për media se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në diasporë në zgjedhjet e vendit po pamundësohet nga një qasje e gabuar e politikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai tha se pushteti i deritashëm i frikësohet votës së diasporës.
“Ftoj mërgatën që në mënyrë masive të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Vota e mërgatës është votë të cilën pushteti i deritashëm nuk e don dhe i frikësohet sepse vjen nga një pjesë e shtetasve të Kosovës të cilët gjykimin e skenës politike në vend e kanë të pavarur dhe nuk e kanë të kushtëzuar”, u shpreh Ymeri.
Ndërkaq Adnan Rrustemi foli rreth procedurave për votim nga jashtë vendit.
Ai tha se qytetarët e diasporës kanë të drejtë të regjistrohen në KQZ nga 16 korriku e deri më 23 gusht.
“Qytetarët e diasporës i kanë vetëm dy mundësi, ose të vijnë në Kosovë ose të votojnë përmes postës. Për votim përmes postës, votuesit duhet të regjistrohen në KQZ, periudha për regjistrim ka fiolluar më 16 korrik dhe përfundon me 23 gusht./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1492146760850411/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren