Google ADS

U kritikua pse e puthi djalin në buzë, ‘shpërthen’ Adrola (FOTO)

10:45 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

 

Një trend i pazakonshëm ka nisur të përhapet më së shumti nga fytyrat publike dhe kjo është puthja e fëmijëve në buzë.
Edhe pse shumica e konsiderojnë normale dhe e praktikojnë atë me fëmijët e tyre, për disa ky veprim është shumë i gabueshëm, shkruan lajmi.net.
Një rast i ngjashëm ndodhi me modelen Adrola Dushi, e cila kishte publikuar një foto duke e puthur djalin e saj. Pasi bëri këtë veprim, Adrola kishte pranuar një sërë kritikash në llogarinë e saj në Instagram, gjë që e kishte detyruar këngëtaren ta largonte foton nga profili i saj. Por, sot ajo kishte vendosur të bëjë një reagim pas gjithë atyre kritikave që ka pranuar.

“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mija, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika.

Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatine tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj,të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë; Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia trasmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vëtëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktorr, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni.” është reagimi i Adrolës, e cila kishte fituar kurorën e më të mirës së Shqipërisë në vitin 2012.

https://www.instagram.com/p/BW8Nv3ZA8ta/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme