I penduar dhe në gjendje të rënduar psikologjike, Mirald Metallari ka pranuar para hetuesve që është ai autori i krimit në familje, shkruan “Panorama”.
I riu është rrëfyer mes lotësh për atë që kishte ndodhur, duke u shprehur se ishte një debat nga ata të zakonshmit që kishte me të atin, por për një moment situata i doli nga kontrolli.
“Nuk doja të ndodhte kështu. As vetë nuk e di si e kam shkrepur armën. Nuk doja të vrisja njeri, por isha shumë i tronditur”, ka deklaruar 21- vjeçari në Polici. I vetëdijshëm se i ati kishte ndërruar jetë, ai ka pyetur herë pas here oficerët e Policisë për gjendjen e nënës së tij, duke u interesuar nëse ajo ishte ende në jetë apo jo.
Ai ka shpjeguar edhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, duke treguar se debati me të atin kishte ndodhur për një mur që ata po ndërtonin, në formën e një shtese brenda oborrit të shtëpisë. Sipas tij, ai nuk kishte punuar sa duhet dhe i ati i kishte kërkuar llogari. Por duke qenë se gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë mirë psikologjikisht, situata i ka dalë nga kontrolli. Ai ka treguar se punimet në shtëpi po kryheshin pasi po përgatiteshin për dasmë.
Në mes të gushtit ai martonte motrën e madhe. Autori është djali i vetëm i familjes Metallari, të ardhur nga Kukësi prej disa vitesh, ndërsa ka edhe dy motra. “Po përgatiteshim për dasmën e motrës në gusht. Unë shkatërrova gjithçka”, është shprehur ai mes lotësh.
EMIGRACIONI
Mirald Metallari ka dëshmuar në Polici se gjendja e rënduar psikologjike që po kalonte gjatë kësaj kohe, lidhej me faktin se e kthyen nga Anglia. Ai ka deklaruar se kishte qëndruar në Britaninë e Madhe për dy vite, ndërsa para 6 muajsh e kishin depërtuar në Shqipëri. “Sakrifikova shumë, unë dhe familja që të shkoja në Angli. Kam punuar 2 vjet aty, çfarë mundesha.
Isha pa letra dhe sapo më kapën më kthyen. E dija që e kisha të pamundur që të shkoja prapë atje dhe kjo ishte një situatë që më kishte rënduar shumë psikologjikisht. Nuk kam qenë mirë gjatë këtyre muajve që kam ardhur në Shqipëri”, është shprehur 21- vjeçari. Burimet thanë se do të bëhet edhe një verifikim i gjendjes psikologjike të 21- vjeçarit, Metallari, pasi ka dyshime se ai mund të ketë qenë duke kaluar probleme me depresionin, pavarësisht se nuk ka konfirmuar nëse ka bërë ndonjë vizitë për këtë problem apo jo.
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...