Izraeli ka larguar deketorët e metalit nga vendi i shenjtë në Jerusalem dhe do të përdorë mbikqyrje më pak të dhunshme.
Ky veprim ka ardhur pas votimit nga kabineti i sigurimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton portali arbresh.info
Tensionet në Jerusalem u rritën pas vrasjes së dy policëve me 14 korrik në vendin e njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit, ndërsa për myslimanët xhamia al-Asqa.
I dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme kishte paralajmëruar se tensionet rrezikoheshin të përhapeshin “përtej” qytetit të lashtë.
Në deklaratën e lëshuar nga zyrja e Netanyahut thuhet se kabineti i sigurisë ka pranuar ‘rekomandimin e të të gjitha organeve të sigurisë për të ndryshuar inspektimin me detektorë metali dhe të sigurojë vendin bazuar në teknologjitë e avancuara dhe mjetet tjera’.
Autoritetet izraelite thanë se masat kanë qenë të nevojshme për shkak të përsona të armatosur kishin tentuat të hynin më armë në vendin e shenjtë.
Vendimi për sigurimin me detektorë provokoi protesta nga ana e palestinezëve, ku disa persona kanë mbetur të lënduar nga përdorimi i dhunës policore./Arbresh.info
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...