Alexander Todorov është shkencëtar i psikologjisë në Universitetin Princeton. Hulumtimet e tij rreth asaj se si ndikohemi nga fytyrat e njerëzve tjerë janë me të vërtetë të jashtëzakonshme, ndërsa ky ndikim, thotë ai, ndodh më shpejt se ç’mund të mendoni.
Ai thotë se mjafton vetëm një fraksion i një sekonde (rreth 200 milisekonda) për të lënë një përshtypje të mirë të parë .
Veç kësaj, ai ka japë dy këshilla se si ta shfrytëzoni sa më mirë këtë kohë tejet të shkurt:
Bëni gjumë të mirë
Në përgjithësi kur kemi pamje më të lumtur dhe më të pushuar, neve na perceptojnë njerëzit si më pozitivë. Ka shumë studime interesante ku kanë shkrepur fotografi të njerëzve se si duken me pak gjumë dhe kur kanë pushuar mirë.
Vishni rroba të cilat ju bëjnë të ndjeheni komod
Ka qenë edhe një studim tjetër interesant ku femrave u është kërkuar të veshin diçka të cilën shumë e duan apo diçka të cilën shumë e urrejnë. Dhe përderisa ato kishin qenë duke i veshur ato rroba, shkencëtarët i kishin fotografuar ato.
Gjeni çfarë? Kur ato kishin veshur gjëra të cilat vërtet u pëlqenin, njerëzit i kishin perceptuar ato si më tërheqëse.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...