Kreu i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, marrëdhënie që prej pak muajsh ishte e tendosur dhe e ftohtë. Ai foli edhe për takimin e sotëm në Presidencë, ku ata i dhanë duart njëri-tjetrit.
Në intervistë në Top Channel, gazetari Sokol Balla tha se kjo është një marrëdhënie e ftohtë, duke e përkufizuar me shprehjen “Ju i dhatë dorën dhe shihnit atletet”. Meta deklaroi se nuk impresionohet nga atletet dhe se nuk është hera e parë.
“Nuk impresionohem nga atletet. Kanë një zgjedhje normale. Nuk është hera e parë që të tërheq vëmendjen. I kam dhënë dorën me shumë sinqeritet z. Rama. Na nderuan me praninë në këtë ceremoni”, tha Meta. “Mund t’ju them që bashkëpunimi im si kryeministër me presidentin Rexhep Meidani ka qenë i shkëlqyer. Jam bashkëpunues me të gjithë dhe padyshim që do jem bashkëpunues me kryeministrin Rama, me çdo qeveri, me çdo forcë politike të opozitës dhe çdo institucion sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit, të punojë për bashkëpunim”.
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...