Google ADS

Vjenë, policia në kërkim të 2 personave që diskutuan për bombë në gjuhën arabe

23:41 | 24 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Dy persona janë dëgjuar duke biseduar për një bombë në gjuhën arabe, përderisa po udhëtonin me metro në Vjenë.

Policia në kryeqytetin austriak ka nisur një kërkim për të dy personal, duke publikuar edhe fotografitë e siguruara nga kamerat e sigurisë, transmeton portali arbresh.info

Me 17 korrik, njëri nga dy personat i kishte thënë tjetrit se ai ‘kishte caktuar kohëmatësin e bombës për 5 minuta’, thuhet në deklaratën e policisë.

Rasti është lajmëruar në polici nga udhëtarët që po udhëtonin me të njejtin tren. Gjatë kontrollimit në metro, policia nuk ka gjetur asnjë mjet dyshues, ndërsa  për një orë të gjitha shërbimet e trenave ishin pezulluar.

Në lidhje me rastin, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të dëshmuar rreth dy personave të kërkuar./Arbresh.info

597660e9dda4c8035a8b4567

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme