Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë liderit të grupit U2, Bono, se Franca do të respektojë angazhimin e saj për të rritur zhvillimin e ndihmave për njerëzit në nevojë.
Këngëtari i grupit rock, që njëherit është edhe lideri i fondacionit ONE, tha se Macron e ka konfirmuar se Franca do të shtojë buxhetin rreth ndihmave në 0.55 përqind të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2022, transmeton portali arbresh.info
Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë fushatës ka premtuar rritje të buxhetit për ndihmë sociale, ë 0.7 për qind të PBB-së deri në vitin 2030, nga 0.38 për qind në 2016, por shkurtimet e buxhetit të ndihmës për zhvillim këtë vit kanë çuar në kritika nga organizatat bamirëse, duke përfshirë edhe organizatën ONE në Francë./Arbresh.info
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...