Ish-ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzip Livni, ka deklaruar se ka frikë se Izraeli është në prag të një lufte fetare.
“Shtimi i masave të sigurisë në vendin e shenjtë të Jeruslamit dhe vdekja e dy policëve, kanë bërë që situata të përkeqësohet”, ka thënë ajo, transmeton portali arbresh.info
Për mediat izraelite ajo ka thënë se ‘vendi gjendet një larg nga zgjidhja e konfliktit dhe bashkëpunimit me palestinezët dhe me bashkëpunim me Jordanin dhe vendet tjera sunite. Sipas saj të gjitha këto vende janë kundër shtetit të Izraelit.
Livni ka shtuar se lidershipi izraelit duhet të tregojë fuqinë që ka për të parandaluar ngjarjet si kjo e fundit.
Tensionet mes Palestinës dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm, pasi dy persona hapën zjarr këtë muaj, duke lënë të vdekur dy policë izraelitë.
Izraeli thotë se masat e vendosura së fundmi kanë për qëllim parandalimin e sulmeve, ndërsa palestinezët pohojnë se Izraeli po përpiqet të kontrollojë vendin,
Tensionet u rritën edhe më shumë pas një sulmi vdekjeprurës në ambasadën e Izraelit në Jordani, ku mbetën të vrarë dy persona./Arbresh.info
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...
Pacolli: Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duk...