Qeveria në ditët në vijim do ta adresojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve si çështje e rëndësishme që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani.
“Në ditët në vijim Qeveria do ta shqyrtojë dhe shpresojmë shpejt ta miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve para takimit të SÇE dhe Ministrisë së Drejtësisë kushtuar implementimit të reformave nga Plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me gjyqësorin.
Ai theksoi se nuk pret obstruksione nga opozita.
“Mendoj se jo për atë që ata kishin qëndrim publik se do ta ndryshojnë raportin ndaj komunitetit shqiptar sepse kanë konstatuar në parti se kanë pasur qasje të gabuar. Ne konsiderojmë se kjo është një mundësi ideale që VMRO-DPMNE-së ta korrigjojë qëndrimin dhe së bashku me koncensus ta sjellim ligjin për gjuhët. Mesazh të tillë kemi marrë nga qëndrimet publike të VMRO-DPMNE-së”, tha zëvendëskryeministri Osmani./Gazeta Express/
Hapja e grupkapitujve të parë me BE, Rama: Nevojiten reforma...
Hasani takon Ardita Sinanin, rikonfirkon mbështetjen e qever...
Ten Hag konfirmon interesimin e klubit për transferimin e lo...
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari qëndroi në vizitë zyrtare ...
Ferronikeli kërkon fitoren e parë, Drita vazhdimin e ecurisë...
Rumania thotë se edhe një dron tjetër shkeli hapësirën e saj...