Pas 36-orëve në arrati, është vënë në pranga nga autoritetet italiane, 43-vjeçari nga Kosova i cili të shtunën tentoi të vriste bashkëshorten e tij, një 37-vjeçare nga Shqipëria.
Familja jetonte së bashku me dy fëmijët, 10 dhe 14 vjeç në një banesë në Forli të Italisë, aty ku kosovari Enver Kelmendi qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten e tij dhe më tej i hodhi acid në trup.
Kosovari 43 vjeç u largua më tej bashkë me dy fëmijët në drejtim të paditur, derisa mbrëmjen e së dielës u arrestua nga policia, përcjell Gazeta Express në shqip, raportin e mediave italiane.
Krimi, sipas mediave në Itali, ndodhi për motive xhelozie. Enver Kelmendi me profesion murator, u arrestua në provincën e Ravennas, duke drejtuar një makinë së bashku me djalin dhe vajzën, me të cilët dyshohet se do të arratisej për në Zvicër, aty ku jeton edhe një nga vëllezërit e tij, me të cilin ka punuar si murator.
Gruaja shqiptare ka pësuar fraktura në fytyrë dhe trup, por ndodhet në gjendje të stabilizuar në spital. Veç akuzës për tentativë të vrasjes së bashkëshortes së tij, ndaj kosovarit rrezikon të rëndojë edhe akuza për rrëmbimin e fëmijëve.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...