Dhëndri i Trumpit mohon bashkëpunimin me rusët

16:13 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Dhëndri i presidentit amerikann Donald Trump, Jared Kushner do t’i thotë panelit të Senatit që as ai apo ndonjë anëtar i ekipit të fushatës së Trump nuk kanë pasur bashkëpunim të fshehtë me zyrtarët rusë për zgjedhjet presidenciale.

Ai do të thotë se nuk kishte kontakte të pahijshme dhe nuk u mbështet në fondet ruse për të financuar aktivitetet e tij të biznesit, transmeton arbresh.info.

Kushner lëshoi deklaratën e tij të hapjes përpara takimit të panelit.

Senati, së bashku me Dhomën e Përfaqësuesve dhe një këshilltar të posaçëm, po hetojnë të gjitha ndërhyrjet ruse në zgjedhje.

Kushner, 36 vjeç, është një këshilltar i lartë i presidentit dhe ishte përgjegjës për strategjinë digjitale të fushatës Trump. Ai është i martuar me vajzën e zotit Trump, Ivanka./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme