Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, nuk e ka mohuar lajmin për ndërrim të panelit të gjyqtarëve në rastin e Ukë Rugovës.
Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga maji 2011 deri më shkurt 2014, Ukë Rugova, djali i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte drejtues i një grupi kriminal, 19 personave tjerë të akuzuar, i cili në këmbim të një shume prej 3000-4000 mijë euro siguroi 556 viza shengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin bërë në ambasadën italiane në Kosovë.
Zëdhënsja e EULEX-it, Dragana Nikolic Solomon, i ka thënë arbresh.info se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka qenë i vetmi autoritet kompetent për këtë çështje.
“Sipas ligjit, në rastin e Ukë Rugovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka qenë i vetmi autoritet kompetent për të vendosur në lidhje me përbërjen e panelit,” është shprehur Solomon për arbresh.info.
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës bëjnë të ditur se ky panel është ndërruar para një viti.
Në gushtin e vitit të kaluar, Ukë Rugova dhe të akuzuarit tjerë për dhënien e vizave italiane shengen janë deklaruar të pafajshëm pasi atyre u është lexuar aktakuza.
Burime të portalit Veriu.info javën e kaluar bënë të ditur se në procesin gjyqësor ndaj Ukë Rugovës janë larguar dy gjyqtarët shqiptarë dhe janë zëvendësuar me dy gjyqtarë të huaj.
Kjo ka ndodhur për shkak të opinionit publik të krijuar nga qarqe të caktuara, sipas të cilave koalicioni PAN i kishte garantuar Ukë Rugovës lirimin nga të gjitha akuzat, nëse Teuta Rugova, deputete e zgjedhur e LDK-së, do ta votonte Ramush Haradinajn për kryeministër.
Sot, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 3 gusht 2017, në orën 10:00.
Pas kësaj, pritet të caktohet edhe mandatari për formimin e Qeverisë, por koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i ashtuquajtur PAN, me kandidat, Ramush Haradinaj, ende ka telashe në sigurimin e votave për të marrë mandatin.
Përveç mbështetjes së mangët nga shumica shqiptare, edhe minoritetet ende nuk kanë shprehur qëndrimin e qartë nëse do t’i bashkohen Qeverisë të propozuar nga Haradinaj./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...