Studimi: Gurët në veshka dhimbje më të forta se sa lindja

13:12 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Është fakt se burrat e kuptojnë se asgjë nuk krahasohet me dhimbjet e një lindjeje.

Por, tashmë studiuesit kanë zbuluar diçka që ndoshta të gjithë do të befasoheni!

Ata kanë zbuluar se të pasurit gurët në veshka sjell dhimbje më të mëdha dhe goditje të forta se sa të përjetosh një lindje, transmeton Klan Kosova.

Nënat që kishin përjetuar të dyja, lindjet dhe gurët në veshka, shpesh herë vlerësuan këtë të fundit si më të dhimbshme nga të dy përvojat. E një gjë e tillë tashmë është konstatuar edhe nga ekipet hulumtuese të një spitali në Londër.

Autori i studimit Saiful Miah, pedagog klinik në urologji në Imperial College Healthcare, në Londër, tha: “Ne kemi eksperimentuar 19 gra që kishin përjetuar të dyja, gurët në veshka dhe lindjen e fëmijës, e cila ishte më e dhimbshme. Shumica mendonin se dhimbja e gurit të veshkave ishte shumë më e keqe se lindja”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme