Përfaqësuesi i PDK-së në takim me presidentin Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj ripërsëriti se koalicioni PAN i ka numrat që ta bëjnë hapin e parë për seancë konstitutive, e më pastaj edhe formimin e Qeverisë.
Hoxhaj tha se vendi ka nevojë që t’i adresojë disa obligime ndërkombëtare siç është liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë, demarkacioni me Malin e Zi si dhe shndërrimi i FSK në Forca të Armatosura të Kosovës.
“Si koalicion do të dalim me një program qeverisës dhe kurdo që ju mendoni që të ndodh seanca, PDK e mbështet një vendim të tillë, tha ai.
Valdete Bajrami në emër të Nismës për Kosovën ka thënë se kurdo që presidenti të vendos që t’i jap dritë jeshile administratës së Kuvendit për seancën konstitutive, ata janë gati.
Bajrami tha se janë në afat kohor të mirë dhe mbajtja e seancës do të ishte optimale në fund të kësaj jave.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...