Edhe pse ka shkaktuar humbjen më të thellë, ka përjashtuar nga lista e deputetëve senatorët, pra të paprekshmit, duke krijuar “armiq” brenda partisë, ai sërish ka arritur fitore spektakolare përballë rivalit të tij, Eduard Selamit deh të gjithë kritikëve. Lulzim Basha do të jetë kështu dhe për katër vitet e ardhshme në krye të Partisë Demokratike.
Lulzim Basha u votua nga 53931 ndërsa Eduard Selamit mori 5136 vota. Pra, Basha ka dalë fitues në të gjithë qytetet me të paktën dyfishin e votave.
Komisioni i operacioneve elektorale bën publike të dhënat përfundimtare të pjesëmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit: Në total, në të 12 qarqet e vendit, votuan 59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Ajo që bie në sy është fakti se në këto zgjedhje kanë votuar 20 mijë anëtarë më shumë, në një kohë kur një pjesë e anëtarësisë së PD i ka bojkotuar zgjedhjet pasi i konsideron farsë dhe kur në zgjedhjet e 25 qershorit demokratët patën mbi 200 mijë votues më pak.
Deklaratat
Lulzim Basha, në daljen e parë për mediat pas fitores në garën për kryetar të Partisë Demokratike me 91.3 për qind të votave kundër Eduard Selamit, deklaroi se vota e demokratëve ishte konfirmim për kauzat e ngritura prej tij. Basha theksoi se është i hapur për të bashkëpunuar me ata që e kritikuan gjatë këtij procesi, madje ai tha se dera nuk është e mbyllur për asnjë në PD.
“Akti që treguan demokratët për të më zgjedhur mua, nuk është një derë e mbyllur, janë të gjithë të mirëpritur edhe nëse për një moment kanë humbur rrugën. Vota e djeshme ishte dhe një kontratë e re e për vendin për ta bërë Shqipërinë një vend ku sundon ligji, ku paratë dhe instrumentet e vendit janë për qytetarët”, u shpreh Basha . Ai nuk harroi pa shprehur mirënjohje edhe për rivalin e tij, Eduard Selami, duke shtuar se vota e demokratëve është një borxh për të.
“Kjo pjesëmarrje masive ishte shprehje e besimit tek demokracia jonë por është edhe tregues se demokratët janë të vendosur të forcojnë PD. Kjo pjesëmarrje është mesazhi se e ardhmja e PD është e sigurt.
Falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në debatin për zgjedhjen e kreut të PD. Falënderoj Selamin që vlerësoi demokratët. Jam mirënjohës ndaj të gjithë demokratëve që më votuan, Vota juaj më bën të ndihem i përulur, i di vërejtjet dhe brenga tuaja sikurse di dhe shpresat tuaja ndaj meje”, tha Basha.
Kreu i PD u shpreh se Partia Demokratike duhet të shohë përpara tashmë dhe të fitojë besimin e shqiptarëve. “Vota juaj një borxh i madh për mua, borxh që do jua kthej, duke punuar me vendosmëri . Vota e 60 mijë demokratëve vërtetoi se kauza e jonë çlirimit të vendit nga droga është kauza e kohës së sotme ,është një kauzë që do të shkojë përpara. Gara tregoi se PD është një parti e madhe europiane, ne vërtetë humbën zgjedhjet por nuk humbën forcën dhe kurajën, nuk humbën shpirtin tonë kombëtar e europiane, Do të japim kontributin tonë për të ardhmen e Shqipërisë.
PD është forca që do ta çoj vendin përpara. Duhet të shohim përpara duke u modernizuar. Sot dua të garantoj se PD do të jetë më demokratike duke i dhënë pushtet anëtarëve të saj. Siguroj anëtarët se vendimmarrja do të jetë në dorën tuaj, do të vendosni ju se cilët do të jenë të përzgjedhurit tuaj. Të gjithë do të pyeteni”, shtoi Basha.
Selami: Telefonova Bashën, gara e pabarbartë
Pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së, kundërshtari i tij në garë Eduard Selami në një konferencë për mediat deklaroi se do të vijojë të jetë anëtar i PD si dhe bëri thirrje që të gjithë të punojnë për një opozitë të bashkuar. “Mbyllem zgjedhjet. Zgjedhje shumë të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike të cilat unë mendoj se, pavarësisht nga rezultati, sikurse kam thënë përherë, do të jem dhe jam një hap përpara në forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike. Më lejoni të falënderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që u morën me përgatitjet e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë.
Gjithsesi kjo është; demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë dhe unë e respektoj këtë votim. E kam telefonuar zotin Basha dhe e kam uruar për fitoren dhe i bëj thirrje të gjithë demokratëve të gjithë atyre që kanë votuar për mua dhe atyre që s’kanë votuar për mua dhe atyre që kanë bojkotuar, hajde të bashkohemi, t’i japim Shqipërisë një opozitë të fortë për të cilën ka shumë nevojë vendi. Dhe unë do të jap gjithë kontributin tim dhe përpjekjet e mia që, kjo të realizohet”, tha Selami. Në vijim të fjalës së tij, Selami tha se zgjedhjet ishin të pabarabarta. “Pavarësisht se zgjedhjet ishin të pabarabarta ky ishte një hap i rëndësishëm përpara dhe siç e dini unë kam hartuar një platformë konkrete në konsultë me demokratët nga e gjithë Shqipëria që këto zgjedhje që vijnë, ti bëjmë akoma më të mira dhe kjo do të jetë fryma e bashkëpunimit. Unë mendoj se PD ka dalë më e fortë nga kjo garë dhe unë do të vazhdoj kontributin tim si anëtar i PD, që Partia Demokratike të kthehet dhe një herë shpresë për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Selami.
Tritan Shehu: Bashës i ofroj mbështetjen time
Deputeti i PD, Tritan Shehu, pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetarë i PD-së i ka uruar Bashën dhe i ka ofruar të gjithë mbështetjen e tij. “PD përmbylli në mënyrë demokratike e me një pjesëmarrje të lartë procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj. Demokratet votuan masivisht z.Basha. urimet me të mira dhe të gjithë mbështetjen atij. Dua të theksoj se demokratët me pjesëmarrjen dhe votën e tyre ishin koshient të “asaj se çfarë po bënin”, dhe bënë më të mirën e mundshme! Dëshiroj të përshëndes gjithashtu dhe z.Selami për shpirtin demokratik, civil e bashkëpunues që tregoi gjatë gjithë këtij procesi! Dhe tashti të gjithë së bashku në betejat tona të ardhshme politike!”, tha Shehu.
Votat që morën Basha dhe Selami në 14 njësitë e Tiranës
Njësia 1 në Tiranë, Basha mori 678 vota, Selami mori 20 vota.
Njësia 2 në Tiranë, Basha mori 551 vota, Selami mori 44 vota.
Njësia 3 në Tiranë, Basha mori 4911 vota, Selami mori 44 vota.
Njësia 4 në Tiranë, Basha mori 1292 vota, Selami mori 183 vota.
Njësia 5 Tiranë, Basha mori 1115 vota, Selami mori 19 vota.
Njësia 6 në Tiranë, Basha mori 1333 vota, Selami mori 40 vota.
Njësia 7 në Tiranë, Basha mori 817 vota, Selami mori 77 vota.
Njësia 8 në Tiranë, Basha mori 1222 vota, Selami mori 126 vota.
Njësia 9 në Tiranë, Basha mori 609 vota, Selami mori 74 vota.
Njësisë 11 në Tiranë, Basha mori 1319 vota, Selami mori 142 vota.
Njësia 10 në Tiranë, Basha mori 277 vota, Selami mori 25 vota.
Njësia 13 në Tiranë, Basha mori 553 vota, Selami mori 96 vota.
Njësia 14 në Tiranë, Basha mori 453 vota, Selami mori 58 vota.
Votat që morën Basha dhe Selami në të gjithë vendin
Këlcyrë, Lulzim Basha mori 243 vota, Eduard Selami mori 39 vota.
Poliçan, Basha mori 142 vota, Selami mori 18 vota.
Skrapar, Basha mori 94 vota, Selami mori 32 vota.
Beratit, Basha mori 542 vota, Selami mori 181 vota.
Pogradec, Basha mori 690 vota, Selami mori 42 vota.
Tropojë, Basha mori 513 vota, Selami mori 58 vota.
Kuçovë, Basha mori 281 vota, Selami mori 125 vota.
Gramsh, Basha mori 362 vota , Selami mori 62 vota.
Devoll, Basha mori1364 vota, Selami mori 171 vota.
Mirditë, Basha mori 599 vota, Selami mori 88 vota.
Paskuqan, Basha mori 937 vota, Selami mori 72 vota.
Bulqizë, Basha mori 1270 vota, Selami mori 38 vota.
Kolonjë, Basha mori 434 vota, Selami mori 79 vota.
Prrenjas, Basha mori 304 vota, Selami mori 42 vota.
Shkodër, Basha mori 1890 vota, Selami mori 113 vota.
Malësia e Madhe, Basha mori 1323 vota, Selami mori 22 vota.
Dibër, Basha mori 1090 vota, Selami mori 173 vota.
Pukë, Basha mori 544 vota, Selami mori 44 vota.
Mat, Basha mori 986 vota, Selami mori 126 vota.
Përmet, Basha mori 260 vota, Selami mori 17 vota
Gjirokastër, Basha mori 1069 vota, Selami mori 129 vota.
Kukës, Basha mori 403 vota, Selami mori 55 vota.
Delvinë, Basha mori 245 vota, Selami mori 16 vota.
Himarë, Basha mori 84 vota, Selami mori 40 vota.
Vau i Dejës, Basha mori 696 vota, Selami mori 25 vota.
Has, Basha mori 599 vota, Selami mori 63 vota
Kavajë, Basha mori 1199 vota, Selami mori 19 vota.
Memaliaj, Basha mori 347 vota, Selami mori 10 vota.
Selenicë, Basha mori 441 vota, Selami mori 83 vota.
Maliq, Basha mori 1322 vota, Selami mori 275 vota.
Kurbin, Basha mori 1149 vota, Selami mori 68 vota.
Patos, Basha mori 570 vota, Selami mori 68 vota.
Krujë, Basha mori 473, Selami mori 24 vota.
Ura Vajgurore, Basha mori 485 vota, Selami mori 33 vota.
Tepelenë, Basha mori 213 vota, Selami mori 15 vota.
Rrogozhinë, Basha mori 713 vota, Selami mori 33 vota.
Fushë-Krujë, Basha mori 467 vota, Selami mori 52 vota.
Fier, Basha mori 1857 vota, Selami mori 183 vota.
Peqin, Basha mori 540 vota, Selami mori 15 vota.
Korçë, Basha mori 1349 vota, Selami mori 127 vota.
Belsh, Basha mori 458 vota, Selami mori 6 vota.
Mallakastër, Basha mori 536 vota, Selami mori 95 vota.
Shijak, Basha mori 518 vota, Selami mori 24 vota.
Roskovec, Basha mori 487 vota, Selami mori 34 vota.
Lezhë, Basha mori 1789 vota, Selami mori 104 vota.
Sarandë, Basha mori 323 vota, Selami mori 70 vota.
Elbasan, Basha mori 1334 vota, Selami mori 129 vota.
Vlorë, Basha mori 963 vota, Selami mori 132 vota.
Librazhd, Basha mori 543 vota, Selami mori 66 vota.
Kamëz, Basha mori 4068 vota, Selami mori 228 vota.
Vorë, Basha mori 492 vota, Selami mori 73 vota.
Lushnje, Basha mori 1512 vota, Selami mori 135 vota.
Durrës, Basha mori 1386 vota, Selami mori 144 vota.
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...