Google ADS

6 gjërat që çdo femër duhet të dijë për testet e shtatzënisë

09:08 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Mendoni se është kaq e thjeshtë vetëm të urinoni në shkopin special? Ja se si vërtetë funksionojnë këto teste…

Përzgjedhja e testeve të shtatzënisë është shumë e madhe dhe numri i brendeve të ndryshme është marramendëse – për të mos cekur përpjekjen për të kuptuar se si funksionojnë më së miri.

Cili është ndryshimi? Si duhet testuar për rezultate më të mira? Dhe, si funksionojnë këto gjëra, gjithsesi? Lexoni për të gjetur përgjigjet tuaja.

Të gjithë testet llogaritin të njëjtën gjë

Pavarësisht faktit se mund të ekzistojnë me mijëra lloje të testeve të shtatzënisë, që blihen nëpër barnatore apo pika të ndryshme të shitjes, që mund ti merrni tek mjeku apo kudo tjetër, të gjitha këto teste kanë një funksion të përbashkët, matin apo llogaritin hormonin e quajtur ‘human gonadotropin chorionic’, apo HCG. Hcg-ja ekziston në sistemin tuaj edhe nëse nuk jeni shtatzënë, por sapo të implantohet një fetus dhe fillon të rritet, niveli i hormoneve i matur në njësi internacionale, që nënkupton vëllimin e hormoneve në gjak apo urinë, fillon të rritet. Nëse kalohen 25 njësi, testi fillon të shfaqet si pozitiv.

Bëni testin në mëngjes

A e keni pyetur veten ndonjëherë pse testet e shtatzënisë kërkohen të bëhen në mëngjes? Kjo për shkak se pas disa orë gjumë, ka gjasa që HCG-ja të ndërtohet në urinën tuaj pasi të ruhet për një kohë në fshikëzën tuaj. Urina është më e koncentruar me HCG dhe për këtë arsye ka më shumë gjasa që të rezultojë testi pozitiv nëse jeni shtatzënë. Por testet që ofrohen dhe janë të disponueshme sot në treg janë shumë më të ndjeshëm se ato të mëparshëm, andaj edhe testi saktësisht në mëngjes nuk është shumë i nevojshëm, siç ka qenë më parë.

Testet e shtrenjta nuk janë më të sakta

Nëse jeni në dilemë se duhet të zgjedhni teste më të shtrenjta në krahasim me të tjerët, mos dyshoni në funksionin e tyre aspak. Shtrenjtësia nuk dëshmon saktësinë e tij, sepse të gjitha kanë funksionin e njejtë dhe matin hormonin HCG.

Mjeku juaj mund të bëjë një lloj tjetër testimi

Të gjitha testet e urinimit janë cilësore, që nënkuptojnë se të gjitha tregojnë praninë e HCG-së në urinë nëse kalon 25 njësi internacionale (IU). Por, ekzistojnë edhe teste sasiore të cilat kryhen me matjen e sasisë së HCG-së përmes gjakut të një personi. Tek një grua që është në rrezik të abortit ose komplikimeve tjera të shtatzënisë, mjekët mund të preferojnë test cilësor për të parë nëse HCG-ja rritet me maturimin e shtatzënisë.

Shëndeti juaj mund të ndikojë në rezultatet e testit

Disa ilaçe, zakonisht ato që përdoren për fertilitet, kanë HCG dhe mund të rrisin nivelin e hormoneve në urinë mjaftueshëm për të dhënë një rezultat pozitiv pa shtatzëni. Një mënyrë tjetër për të marrë rezultat të rremë? Çrregullime hipofizike ose kancere të qelizave të bakterieve – tumore në vezore, që mund të shkaktojnë rritje të HCG-së.

Besoni testit

Një gjë duhet ditur – t’i besoni testit. Ka persona që bëjnë testin disa herë sepse nuk i besojnë për herë të parë megjithëse iu del pozitiv. Nuk ka nevojë të mos i besoni, sepse në të shumtën e rasteve janë të saktë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme