Dy jordanezë janë vrarë dhe një izraelit është plagosur në një incident në afërsi të ambasadës së Izraelit në Aman.
Ministria e jashtme izraelite ka thënë se një jordanez ka sulmuar rojën e sigurisë me një kaçavidë në një ndërtesë të përdorur nga ambasada, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte një nga dy burrat që dorëzonin mobilje në ndërtesë, thuhet në deklaratë.
Një nga punëtorët dhe qiradhënësi i ndërtesës u vranë dhe roja e sigurisë u plagos.
Nuk janë konfirmuar raportet e mëparshme për të shtëna, por u tha se roja kishte “vepruar në mbrojtje vetjake”.
Incidenti erdhi në një kohë të tensionit të rritur në rajon mbi një vend të shenjtë të Jerusalemit./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...