Kosova e Shqipëria diskutojnë për çështjen e çmimeve referente

07:58 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministra e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, do të presin sot në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë Irena Beqirja.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit t Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar Behxhet Haliti.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për çështjen e çmimeve referente që po vendosen nga pala shqiptare, si dhe për çështje të tjera  që janë pjesë e Marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani nga dy vendet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme