Google ADS

Kur duhet të filloj ta disiplinoj fëmijën tim?

07:00 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Detyra juaj tani është që ta mbani fëmijën të sigurtë, të mbrojtur dhe të stimuluar.

Një fëmijë që fillon të zvarritet për ecje, mund të jetë mjaftueshëm i madh për të bërë sherre dhe ligësi, por nuk është mjaftueshëm i madh për të kuptuar dallimin mes së drejtës dhe së gabuarës. Disiplina e vërtetë – lloji që mëson mësimet dhe sjelljet e ndryshimeve – do duhet të presë njëherë.

Edhepse fëmija juaj nuk mund të kuptojë disiplinën, kjo është një kohë e mrekullueshme për të filluar teknikat praktike që do funksionojnë vërtetë në muajt dhe vitet që do vijnë. Kur fëmija tërheqë ndonjë kabllo të llampës ose thith një çelës, në mënyrë të vendosur i thuani “Jo” dhe shpejt nxiteni në ndonjë aktivitet më të sigurt. Me hapësirën e shkurtë të vëmendjes, fëmija do të harrojë shumë shpejt të shkaktojë probleme.

Pa marrë parasysh se çfarë bën fëmija juaj, e bërtitura, e rrahura dhe e dridhura nuk janë përgjigje të përshtatshme. Disiplina e ashpër vetëm çka mund ta trembë duke shkaktuar dëmtime më të mëdha. Shtrëngimi i një fëmije mund të shkaktojë dëme gjatë gjithë jetës apo edhe pasoja në tru. Nëse ndjeheni i zemëruar, vendoseni fëmijën në një vend më të sigurt, si në krevatin e tij apo të luajë në oborr, dhe jepni vetes një pushim të shkurtër deri sa të qetësoheni.

Ju mund të largoheni nga shumë probleme duke i dhënë fëmijës suaj një vend më të sigurt për të eksploruar. Mbroni shtëpinë tuaj nga kontakti i fëmijës – si mbulimi i prizave, largimi i gjërave të rrezikshme nga bllokimi i kontaktit me fëmijën, izolimi i dyerve dhe dhomave me barriera – të gjitha këto janë mënyra më e mirë për të siguruar sjellje të mirë. Në vend që të kërkoni mundësi disiplinore në këtë pikë, përpiquni të kënaqni dhe vlerësoni magjepsjen e fëmijës tuaj me botën e saj./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme