Google ADS

Jerusalem, i krishteri lutet bashkë me myslimanët

02:07 | 24 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Nidal Aboud ka rënë në sy gjatë lutjeve të së premtes në Jerusalem.

Përderisa myslimanët luteshin sipas riteve të tyre fetare, ai bënte kryqin duke e lexuar Biblen, transmeton portali arbresh.info

Ndërsa kur myslimanët luteshin duke thënë ‘Allahu Akbar’, ai qëndronte në heshtje dhe respektonte lutjet e shumë myslimanëve.

Ai ishte i vetmi i krishterë midis mijëra myslimanëve që luteshin në lagjën Ëadi el-Joz, jashtë qytetit të vjetër të Jerusalemit.

Fotografia e bërë nga CNN ka zënë vëmendje të madhe në mediat e mbarë botës dhe ka marrë shumë pelqime dhe shpërndarje nëpër rrjetet sociale.

Lutjet janë bërë pasi Izraeli kufizoi hyrjen e palestinezëve në xhaminë al-Asqa, e cila për hebrenjtë njihet si Mali i Tempullit.

Pas një sulmi në hyrjen e vendit të shenjtë, dy policë izraelitë kanë mbetur të vdekur gjatë javës së kaluar.

Shkak i tensioneve të reja mes palestinezëve dhe izraelitëve ishte instalimi i detektorëve dhe ndalimi i hyrjes në xhami për burrat mbi 50 vjeç dhe për gratë./Arbresh.info

https://twitter.com/OrenCNN/status/889140652969259009?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.cnn.com%2F2017%2F07%2F23%2Fmiddleeast%2Fjerusalem-christian-man-prays-muslims%2Findex.html

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme