Basketbollistët e Përfaqësueses A të Kosovës të dielën mbrëma në Tiranë e kanë mposhtur sërish Shqipërinë me rezultat 90-72 (25:19, 31:14, 20:23, 14:16) në ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror, “Kina 2019”.
Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund ishin basketbollistët e Përfaqësueses sonë ata që dominuan në parket dhe kështu në fund iu gëzuan fitores me 18 pikë dallim – njofton FBK.
Më të dalluarit nga radhët e Kosovës ishin Dardan Berisha me 25 pikë, Alban Veseli me 20, Lis Shoshi me 16 dhe Leonard Mekaj me 11 pikë. Ndërkaq te Shqipëria më efikasit ishin Gerti Shima me 18 dhe Oltion Muqa me 12 pikë.
Duhet theksuar se të shtunën Kosova e ka mposhtur Shqipërinë në ndeshjen e parë miqësore me shifrat 71:63. Ndërkohë në javën që e lamë pas Përfaqësuesja jonë i ka zhvilluar tri ndeshje miqësore, kur është mundur nga Austria dhe një herë ka triumuar kundër Sllovakisë dhe një herë është mposhtur nga kjo kombëtare.
Përfaqësuesja e Kosovës të hënën do të kthehet nga Tirana për të vazhduar me fazën e fundit përgatitore para fillimit të ndeshjeve parakualifikuese evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Kosova bën gara në Grupin C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë, ndeshje këto që do të fillojnë më 2 dhe do të përfundojnë më 19 gusht 2017. Ndeshjen e parë Përfaqësuesja jonë do ta luaj si nikoqire me 2 gusht kundër Maqedonisë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?