Protestuesit pro-palestinezë dhe pro-izraelitë kanë mbajtur protesta jashtë ambasadës izraelitë në Londër, pasi Izraeli zgjeroi masat e sigurisë për palestinëzët që duan të kryejnë ritet fetare në xhaminë al-Aqsa në Jerusalem.
Kjo xhami njihet si vendi i tretë më i shenjtë për besimtarët e fesë myslimane, transmeton portali arbresh.info
Protestuesit pro-palestinezë ia vunë zjarrin flamurit të Izraelit, ndërsa në dorë mbanin parulla në të cilat thuhej “Shpëtoni al-Asqa” dhe brohorisinin “turp për ju”.
Policia ka tentuar të mbajë të grupet e protestuesve të ndarë, ndërsa të dy tubimet kanë përfunduar pa ndonjë incident të rëndë dhe pa dhunë./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...