Sipas një sondazhi të fundit, popullariteti i Presidentit francez, Emmanuel Macron, ka rënë për 10 për qind gjatë muajit të kaluar.
Macron ka bërë një hyrje të sukseshme në politikë dhe ka fituar shumicën në Parlament, megjithatë tre muajt e parë të pushtetit nuk kanë qenë edhe aq të lehtë për të, transmeton portali arbresh.info
Ai u kritikua nga mediat franceze dhe nga kundërshtarët për shkurtimin e buxhetit, që dërgoi edhe me dorëheqjen e një shefi të lartë ushtarak.
Sipas një sondazhi të Ifop të kryer për gazetën Journal du Dimanche, numri i njerëzve francezë të kënaqur me performancën e tij ra 10 përqind nga 64 përqind në qershor.
Kryeministri Edouard Philippe shënoi një rënie prej tetë pikësh, sipas sondazhit të kryer me 17 deri me 22 korrik.
Presidenti më i ri në Francë, i cili ka kërkuar të paraqesë një imazh të autoritetit që nga marrja e detyrës në maj, e bëri të qartë këtë veprim gjatë betejës me shefin ushtarak.
Gazeta e majtë thotë se ‘aftësia e vogël autoritare e Macron është një shenjë se ai ishte i dehur për pushtet’./Arbresh.info
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin