Ka filluar gara e kërcimit tek Ura e Fshejtë në Gjakovë.
Më herët gara është shtyrë për kohë të pacaktuar, për shkak të problemeve që kishin me energjinë elektrike.
Në këtë garë, gjashtë kërcyes do të jenë në stilin e dallëndyshes, ndërsa nëntë garues të tjerë e aplikojnë stilin në këmbë.
Në mes të dy grupeve garuese do të kërcejë edhe veterani i kërcimit, Kujtim Gorani, për të cilin ky do të jetë kërcimi i fundit, pasi do ta përmbyllë karrierën e tij, njofton Klan Kosova.
Këtë ngjarje sportive, por e përcjellë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Ndërsa të gjitha çmimet që do të ndahen për këtë garë i dedikohen kërcimtarit Sali Riza Gërqinës, trupi i të cilit u gjend i mbytur pasi kërceu nga bregu i Urës së Fshejtë në Gjakovë.
Gërqina ishte kampion i shumëfishtë i kërcimit në ujë, pikërisht në stilin e dallëndyshes.
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...