Metodë natyrale për shërimin e lëkurës së djegur

17:38 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Dielli në verë është ‘armiku’ juaj nëse nuk e shfrytëzoni siç duhet. Përtej përpjekjeve tuaja për të aplikuar krem mbrojtës me SPF të lartë, ju sërish keni përfunduar me djegie në lëkurë. Kjo është e dhimbshme dhe shkakton parehati dhe kruajtje.
Për fat të keq, nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar këtë, por të paktën mund të gjeni një zgjidhje për të zbutur lëkurën. Kështu, zgjidhjen e keni në shtëpi.

Mund t’ju duket e çuditshme, por mielli i misrit është përfekt për të trajtuar djegien e lëkurës nga dielli.

Përbërësit:

Pak miell misri

Pak ujë

Udhëzime:

Miksoni miellin e misrit dhe ujin në një tas të vogël derisa të bëni një lloj paste homogjene. Aplikojeni përzierjen në zonat ku keni lëkurë të djegur dhe lëreni derisa të mos ndjeni më djegie apo dhimbje të lëkurës.

Më pas shpëlajeni trupin me ujë të pastër. Përdoreni këtë trajtim rregullisht në mënyrë që të japë rezultate të shpejta në vetëm pak kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme