Dymbëdhjetë ushtarë amerikan plagosën në Rumani

16:22 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Dymbëdhjetë paratrupa amerikane kanë përfunduar në një spital në Rumani për shkak të plagëve të marra gjatë një kërcim nate në kuadër të stërvitjes ushtarake “Saber Guardian 2017”.

Një zëdhënës i këtij ushtrimi ushtarak Brent William tha për agjencinë rumune Ađerpres se ata u plagosën të shtunën herët në mëngjes në bazën ajrore në veriperëndim të Rumanisë, kur 500 ushtarë kërcyen aeroplanë, “C-130 Hercules” gjatë një ushtrim jashtëzakonisht e vështirë me nivel të caktuar të rrezikut, transmeton Indeksonline.

Një zëdhënëse e spitalit ushtarak në qytetin rumun të Cluj Doina Baltar tha se 11 ushtarë janë larguar sot nga spitali, dhe se njëri nga ushtarët e plagosur në shpinë po mbahet ende.

Qëllimi i ushtrimit ushtarak “Saber Guardian 2017”, nën komandën e Komandës së Forcave të Armatosura të SHBA-ve, është për të përmirësuar koordinimin në mes të Shteteve të Bashkuara, Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

2_1500818322-2008810

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme