Google ADS

Terroristi i Londrës varroset në turp, 130 imamë e refuzuan

15:50 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Terroristi i urës së Londrës, Khuram Butt u varros në fshehtësi pa ceremoni apo xhemat (term islam), pasi qindra varreza refuzuan ta merrnin trupin e tij.

Butt udhëhoqi sulmuesit që vozitën një kamion i cili përplasi këmbësorët e urën e Londrës, para se të vazhdonin sulmin me thikë duke vrarë tetë persona, transmeton portali arbresh.info.

Një anëtar i familjes së 27 vjeçarit mori trupin e tij për ta varrosur në një varrezë në afërsi të familjes në Londrën lindore.

Ceremonia e tij mortore u krye në fshehtësi pasi 130 imamë refuzuan t’ia performonin lutjet e fundit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme