1.5 ton marjuanë në Itali, në pranga dy skafistë shqiptarë

15:17 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Policia italiane ka sekuestruar sot në brigjet e saj një sasi prej 1 ton e gjysmë marijuanë.
Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë dy skafistë shqiptarë, të cilët transportonin edhe drogën. Primonumero.it’ shkruan se droga u gjet nga operacioni antidrogë nga Guardia Di Fiananza gjatë mbrëmjes së djeshme në brigjet e Molises.

Në fillim gomonia është vënë re nga policia në plazh, e cila më pas është vënë në ndjekje të saj. Gjatë ndjekjes mjeti u braktis nga dy shqiptarë, emri i të cilëve nu bëhet i ditur.

Ndërkohë që po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme