MPB: Mbi 130 mijë dokumente identifikimi u prodhuan për 4 muaj në Kosovë

14:16 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Kompetenca për lëshimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve biometrike i përket dikasterit qeveritar i cili udhëhiqet nga ministri në detyrë, Skënder Hyseni. Këto dokumente identifikimi u lëshohen qytetarëve të Kosovës me qëllim që të mund të udhëtojnë jashtë vendit.

Në një përgjigje për ‘Indeksonline’, Ministria e Punës së Brendshme ka treguar se afër 4 mujorit të fundit është një numër tejet i madh që kanë aplikuar për këto dokumente identifikimi e që numri i tyre është gjithsej 131 mijë e 456.

Duke u nisur nga dokumenti, i cili është prodhuar më së shumti në këtë periudhë të kohës, siç është letërnjoftimi biometrik, atëherë theksojmë se numri për të është mbi 60 mijë dokumente të prodhuara.

“Numri i letërnjoftimeve të prodhuara prej 01.04.2017 deri me 18.07.2017 është 66227”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Pastaj fluksi i prodhimeve të këtyre dokumenteve vjen në radhë pasaporta biometrike për të cilën edhe për këtë qytetarët kanë interesim të vazhdueshëm.

“Numri i pasaportave te prodhuara prej 01.04.2017 deri me 18.07.2017 është 47183”, thuhet më tej në përgjigjen e MPB-së.

Në radhë vjen dokumenti tjetër identifikues që është patentë shoferi. E, numri i patente shoferëve të prodhuara prej 01.04.2017 deri me 18.07.2017 është 18046.

Më tej ky dikaster qeveritar ka treguar se të gjithë ata qytetarë që posedojnë letërnjoftim biometrik mund që të kalojnë kufirin nga Kosova, për në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Madje, janë disa persona të cilët lirohen nga pagesa siç parashihet edhe me ligjin.Nr.108/2016.

“Sipas ligjit përkatës në fuqi, lirohen nga pagesat me rastin e pajisjes me Pasaporte personat me aftësi te kufizuar të kategorizuara, invalidët e luftës, veteranët, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarët e dëshmorëve lirohen nga pagesat.

Ndërsa pagesa për pasaportë për persona mbi 18 vjet është – 30 euro. Pagesa për pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare është – 20 euro. Pagesa për pasaportë për pensionistet – 15 euro”, thuhet në këtë vendim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme