Zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani ka komentuar edhe lidhur me çështjen e emrit, sipas të cilit ka sinjale pozitive dhe siç tha, “qeveria është e vendosur të hyjë në bisedime për zgjidhjen e kësaj çështje”.
A keni ndonjë plan, nëse Qeveria ka kornizë që do mund të zgjidhet ky kontest shumëdekadësh?
Ka shenja pozitive, Nimic pas shumë kohësh dhe pas disa ditësh nga formimi i qeverisë erdhi në Shkup, pastaj Dimitrov ishte në Athinë, Nimic është takuar me Kocias dhe unë përmes SÇE-së punoj në vendosjen e urave të reja të komunikimit me Greqinë, eventualisht edhe takime në nivel të lartë me Greqinë, pasi vetëm përmes ndërtimit të masve të mirëbesimit, urave të komunikimit dhe shmangies së paragjykimeve, mund të krijojmë bazë për zgjidhjen e kësaj çështje.
Na nevojiten vendime të guximshme, qeveria është e vendosur të hyjë në bisedime për zgjidhjen e kësaj çështje, kuptohet që interes i jonë është që edhe Greqia të merr pjesë në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme, pasi është në interes të dyja shteteve dhe rajonit në përgjithësi”, ka thënë Osmani, transmeton Aktuale.mk.
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...